Kongresi i Lushnjës
Shtëpia ku u mbajtë Mbledhja e Kombit e njohur gjerësisht edhe si “Kongresi i Lushnjës”.
Kjo shtëpi është ndërtuar në gjysmën e parë të shek. XIX. Gojarisht thuhet të jetë ndërtuar në vitin 1851. Në atë kohë pronë e familjes Fuga. Kjo shtëpi është e tipit beratase me dy kate ndërsa në çati ka një dhomë të vogël e quajtur ndryshe “konaku i hankove”. Ditën kur u hap kjo shtëpi për të zhvilluar Mbledhjen e Kombit i zoti i shtëpisë Shaqir Fuga kishte ndërruar jetë. Bashkëshortja dhe i biri Kasem (Kaso) Fuga i cili ishte vetëm 17 vjeç pranuan pa asnjë hezitim që mbledhja të zhvillohej në shtëpinë e tyre.
Gjatë Luftës Dytë Botërore shtëpia u dëmtua shumë. Një dhomë shtesë e saj në pjesën lindore nuk ruhet më.
U hap si shtëpi muze më 21 Janar 1960 ku me atë rast u bë dhe një kronik televizive nga Radio Televizioni Shqiptar.

![360](https://lushnja-explore.al/wp-content/uploads/2024/06/360.png)