Lushnja në këndvështrim historik

Gjurmime mbi lashtësinë e qytetit të Lushnjës

Gojëdhënat që ende qarkullojnë tek më të vjetërit tregojnë se “qyteti fillimisht qe ngulur në kodrat e Virovës, në afërsi të Golemit dhe më vonë, thuhet se prej këtu banorët u vendosën pranë përroit (përroi që kalon mespërmes (tani njihet si përroi i Lushnjës)”. Një tjetër gojëdhënë shumë e përhapur, tregon për “Hanin e Salushes” si burim nga rrjedh dhe emri i qytetit Lushnjës. (Për Salushen, mendohet që ajo të ishte e veja e Pashait ose skllavja e tij, ose disa thonë vajza e tij). Ndonëse ekzistencën e hanit të saj të famshëm diku në tokat pranë Institutit e kemi të provuar historikisht dhe të mbështetur edhe në hartën e vjetër të qytetit, duket se rregullat gjuhësore nuk e lejojnë një shndërrim të emrit Salushe -Lushnjë. Natyrisht, debati mbetet i hapur. Përpos kësaj ekziston një tjetër gojëdhënë, e cila duket se është më e pranueshme nga këndvështrimi historik dhe logjika gjuhësore. Sipas saj, “qyteti fillimisht ka qenë i vendosur në kodrën e Vainit pranë Kishës së Madhe të Kuqe dhe prej këtu u shtri drejt perëndimit.

Po çfarë thonë gjetjet arkeologjike të zbuluara në kodrën e Vainit?

Objekti më i hershëm i zbuluar në territorin e qytetit daton në periudhën eneolitike. Por ky nuk është i vetmi, të tjerë objekte arkeologjikë janë zbuluara afërsisht në të njëjtin vend dhe i përkasin një periudhe më të vonshme se periudha në fjalë. Në vitin 1989 në lagjen “Kadri Qystri”, gjatë hapjes së një kanali vaditës, u zbuluan gjurmë të periudhës qytetare ilire. Pas kontrollit të bërë nga arkeologu Perikli Çuko, përveç enëve qeramike u bë evidentimi i një varrezë të lashtë ilire. Sipas teknikës së ndërtimit varret ishin të thjesht pa ndonjë konstruksion të veçantë. Varrimi bëhej me vendosje trupi në tokë. Nga sondazhet që u bënë, u pa se inventari i materialit arkeologjik ishte i pasur. U mblodhën fragmente të shumta enësh, si funde skifos, kupash, amforash etj.. Këtu u gjetën dhe objekte të plota, dy lekit. Gjetja tjetër është një enë e tipit Gutus (ushqyes për fëmijë) i cili ruhet pothuajse i plotë. Gjithashtu aty u zbulua edhe një terakotë burri e stilit arkaik. Sipas arkeologut P. Çuko, mendohet se varret i përkasin shek IV-III p. Kr, ndërsa materiali arkeologjik tregon se është përdorur qeramika e importuar nga Apolonia. Ai arriti në përfundim se varreza i përket “një vendbanimi të hapur ilir”.

Po e vazhdojmë me të tjera dëshmi.

Pak më distancë prej këtu në vendin e quajtur “Kodra e Kalifas” në vitin 1988 u zbuluan të tjerë varre antike. Varret për nga mënyra e ndërtimit ishin të tipit të thjeshtë e të zakonshëm, me dysheme të shtruara me tjegulla të tipit solenë (të shtrira), të mbuluar po me tjegulla në formë çatie. Nga studimi rezultoi se këto varre i përkasin periudhës së Antikitetit të Vonë.

Sakaq në vitin 2003 Instituti i Arkeologjisë me qendër në Tiranë, organizoi kërkime në kodrën me toponimin “Vain” në Lushnjë. Shkak për këtë u bë një tasel mozaiku i cili tërhoqi vëmendje. Gjatë kërkimeve aty u zbuluan gjurmët e një bazilike të hershme si dhe mjaft fragmente enësh prej qeramike. Specialistët mendojnë se kjo bazilikë duhet të jetë ndërtuar midis shekujve IV – VI m. Kr.

Në Tab I fig 5, 6 janë ilustruar objektet që i përkasin kësaj periudhe ato janë gjetur në afërsi të Bazilikës.

Faktet tregojnë se në Lushnjë ka pasur një bazilikë të hershme para 1500 viteve dhe një komunitet të vogël që i ka shërbyer. Pra kemi një “vend lutjesh”. Se kur u shkatërrua deri në themel nuk mund ta themi me saktësi.

Emri i Lushnjës dokumentohet për herë të parë në regjistrin osman të vitit 1431 (aty shënohet fshati Lusnia, 15 shtëpi banimi me rreth 100 banorë. Ky dokument vërteton se Lushja ishte në këtë periudhë. Mundet që Lushnja si vendbanim të jetë ndërtuar midis shekujve XII -XIII. Pranë qytetit ruhet një urë e kësaj periudhe.

(Fig 8) Gjithashtu në kodrën e Vainit janë zbuluar nga arkeologët disa copa qeramike me bitum i përkasin shekujve XII-XIII. 

Lushnja përmendet përsëri me të njëjtin emër, në një tjetër defter osman që mban datën më 1582. Mësojmë nga burimet historike se Lushnja në vitin 1679 kishte 17 shtëpi dhe me një popullsi afërsisht 150 banorë.

Fillimi i vitit 1701 e gjen Lushnjën me një popullsi të dyfishuar, por ajo ruante akoma karakterin e një fshati. Midis viteve 1728-1738 mendohet te jete ndërtuar kisha Shën e Premtes. Në këtë periudhë Lushnja përmendet si Çiflig.

Disa vite më vonë (1741), Sanxhaku i Vlorës përfshiu të gjithë shqiptarët e jugut nga Shkumbini deri në Delvinë. Kazaja e Myzeqesë varej nga ky sanxhak. Trojet e Lushnjës dhe të rrethinave të saj, u thirrën Nahija e Myzeqesë, qendër e së cilës u bë fshati Karbunarë. Në vitin 1744 Lushnja paraqitet si katund me 57 shtëpi dhe rreth 500 banorë, ndërsa Karbunara na paraqitet me 47 shtëpi. Në këtë periudhë Lushnja morri pamjen e qyteze të vogël ajo kishte një kishë dhe dy rrugë të shtruara me kalldrëm.  Afërsisht në vitin 1770, me nismën dhe mbështetjen e gruas së Kurt Pashës, Hanko Pasha, ngrihet xhamia e parë në Lushnje, e cila ka ekzistuar deri në vitin 1967. Lushnja përgjatë gjithë shekullit XVIII fillon gradualisht të zgjerohet dhe të marrë pamjen e një qendre të rëndësishme banimi dhe tregtie. Në vitin 1830, Lushnja citohet për herë të parë në Fjalorët enciklopedik evropian. Atu thuhet se “Lusnia” ka 200 shtëpi dhe është e banuar si nga myslimanët dhe të krishterët. Pra në vetëm një shekull kemi një trefishim të popullsisë e cila mund të shkonte afërsisht në 1800 banorë. “Qyteza” kishte rrugë me kalldrëm, një kishë, një xhami, një teqe, dhe dy puse uji për nevojat e vendasve. Numëronte katër varreza të vogla “publike” të vendosur anës kodrave. Në vitin 1848 në Lushnjë erdhi poeti dhe piktori i njohur Edwart Lear i cili qëndroi këtu për disa orë, për t’u nisur përsëri drejt Beratit. Ai e përshkruan Lushnjën (Lusnia) si një fshat të pajisur me hane për udhëtarët. Në vitin 1860 në Lushnjë u hap shkolla e parë, ku përveç mësimit të gjuhës greke, mësohej shqip në mënyrë të fshehtë. Shkolla në fjale ka qenë ngrihej afër kishës Shën e Premte. Mësuesit e parë ishin Ndin dhe Gori Ziu, babë e bir, nga Gorreja. Po në vitet 1860-1870 në Lushnje u hap dhe shkolla Mejtepe (shkolle fillore fetare osmane), ndërsa në Karbunare ishte e hapur një tjetër shkollë mejtepe pak vite më parë se ajo e Lushnjës.
Pas vitit 1870 Lushnja filloj te dallohej si qendër dhe te marre pamjen e një qyteti. Në këtë periudhë mendohet të jetë ndërtuar teqja e “Baba Skënderit”. Në vitin 1894-1896 Qendra e Kazasë së Myzeqesë (nënprefektura), kaloi nga Karbunara në Lushnje.

Lushnja në këndvështrim historik

Gjurmime mbi lashtësinë e qytetit të Lushnjës

Gojëdhënat që ende qarkullojnë tek më të vjetërit tregojnë se “qyteti fillimisht qe ngulur në kodrat e Virovës, në afërsi të Golemit dhe më vonë, thuhet se prej këtu banorët u vendosën pranë përroit (përroi që kalon mespërmes (tani njihet si përroi i Lushnjës)”. Një tjetër gojëdhënë shumë e përhapur, tregon për “Hanin e Salushes” si burim nga rrjedh dhe emri i qytetit Lushnjës. (Për Salushen, mendohet që ajo të ishte e veja e Pashait ose skllavja e tij, ose disa thonë vajza e tij). Ndonëse ekzistencën e hanit të saj të famshëm diku në tokat pranë Institutit e kemi të provuar historikisht dhe të mbështetur edhe në hartën e vjetër të qytetit, duket se rregullat gjuhësore nuk e lejojnë një shndërrim të emrit Salushe -Lushnjë. Natyrisht, debati mbetet i hapur. Përpos kësaj ekziston një tjetër gojëdhënë, e cila duket se është më e pranueshme nga këndvështrimi historik dhe logjika gjuhësore. Sipas saj, “qyteti fillimisht ka qenë i vendosur në kodrën e Vainit pranë Kishës së Madhe të Kuqe dhe prej këtu u shtri drejt perëndimit.

Po çfarë thonë gjetjet arkeologjike të zbuluara në kodrën e Vainit?

Objekti më i hershëm i zbuluar në territorin e qytetit daton në periudhën eneolitike. Por ky nuk është i vetmi, të tjerë objekte arkeologjikë janë zbuluara afërsisht në të njëjtin vend dhe i përkasin një periudhe më të vonshme se periudha në fjalë. Në vitin 1989 në lagjen “Kadri Qystri”, gjatë hapjes së një kanali vaditës, u zbuluan gjurmë të periudhës qytetare ilire. Pas kontrollit të bërë nga arkeologu Perikli Çuko, përveç enëve qeramike u bë evidentimi i një varrezë të lashtë ilire. Sipas teknikës së ndërtimit varret ishin të thjesht pa ndonjë konstruksion të veçantë. Varrimi bëhej me vendosje trupi në tokë. Nga sondazhet që u bënë, u pa se inventari i materialit arkeologjik ishte i pasur. U mblodhën fragmente të shumta enësh, si funde skifos, kupash, amforash etj.. Këtu u gjetën dhe objekte të plota, dy lekit. Gjetja tjetër është një enë e tipit Gutus (ushqyes për fëmijë) i cili ruhet pothuajse i plotë. Gjithashtu aty u zbulua edhe një terakotë burri e stilit arkaik. Sipas arkeologut P. Çuko, mendohet se varret i përkasin shek IV-III p. Kr, ndërsa materiali arkeologjik tregon se është përdorur qeramika e importuar nga Apolonia. Ai arriti në përfundim se varreza i përket “një vendbanimi të hapur ilir”.

Po e vazhdojmë me të tjera dëshmi.

Pak më distancë prej këtu në vendin e quajtur “Kodra e Kalifas” në vitin 1988 u zbuluan të tjerë varre antike. Varret për nga mënyra e ndërtimit ishin të tipit të thjeshtë e të zakonshëm, me dysheme të shtruara me tjegulla të tipit solenë (të shtrira), të mbuluar po me tjegulla në formë çatie. Nga studimi rezultoi se këto varre i përkasin periudhës së Antikitetit të Vonë.

Sakaq në vitin 2003 Instituti i Arkeologjisë me qendër në Tiranë, organizoi kërkime në kodrën me toponimin “Vain” në Lushnjë. Shkak për këtë u bë një tasel mozaiku i cili tërhoqi vëmendje. Gjatë kërkimeve aty u zbuluan gjurmët e një bazilike të hershme si dhe mjaft fragmente enësh prej qeramike. Specialistët mendojnë se kjo bazilikë duhet të jetë ndërtuar midis shekujve IV – VI m. Kr.

Në Tab I fig 5, 6 janë ilustruar objektet që i përkasin kësaj periudhe ato janë gjetur në afërsi të Bazilikës.

Faktet tregojnë se në Lushnjë ka pasur një bazilikë të hershme para 1500 viteve dhe një komunitet të vogël që i ka shërbyer. Pra kemi një “vend lutjesh”. Se kur u shkatërrua deri në themel nuk mund ta themi me saktësi.

Emri i Lushnjës dokumentohet për herë të parë në regjistrin osman të vitit 1431 (aty shënohet fshati Lusnia, 15 shtëpi banimi me rreth 100 banorë. Ky dokument vërteton se Lushja ishte në këtë periudhë. Mundet që Lushnja si vendbanim të jetë ndërtuar midis shekujve XII -XIII. Pranë qytetit ruhet një urë e kësaj periudhe.

(Fig 8) Gjithashtu në kodrën e Vainit janë zbuluar nga arkeologët disa copa qeramike me bitum i përkasin shekujve XII-XIII.

Lushnja përmendet përsëri me të njëjtin emër, në një tjetër defter osman që mban datën më 1582. Mësojmë nga burimet historike se Lushnja në vitin 1679 kishte 17 shtëpi dhe me një popullsi afërsisht 150 banorë.

Fillimi i vitit 1701 e gjen Lushnjën me një popullsi të dyfishuar, por ajo ruante akoma karakterin e një fshati. Midis viteve 1728-1738 mendohet te jete ndërtuar kisha Shën e Premtes. Në këtë periudhë Lushnja përmendet si Çiflig.

Disa vite më vonë (1741), Sanxhaku i Vlorës përfshiu të gjithë shqiptarët e jugut nga Shkumbini deri në Delvinë. Kazaja e Myzeqesë varej nga ky sanxhak. Trojet e Lushnjës dhe të rrethinave të saj, u thirrën Nahija e Myzeqesë, qendër e së cilës u bë fshati Karbunarë. Në vitin 1744 Lushnja paraqitet si katund me 57 shtëpi dhe rreth 500 banorë, ndërsa Karbunara na paraqitet me 47 shtëpi. Në këtë periudhë Lushnja morri pamjen e qyteze të vogël ajo kishte një kishë dhe dy rrugë të shtruara me kalldrëm.  Afërsisht në vitin 1770, me nismën dhe mbështetjen e gruas së Kurt Pashës, Hanko Pasha, ngrihet xhamia e parë në Lushnje, e cila ka ekzistuar deri në vitin 1967. Lushnja përgjatë gjithë shekullit XVIII fillon gradualisht të zgjerohet dhe të marrë pamjen e një qendre të rëndësishme banimi dhe tregtie. Në vitin 1830, Lushnja citohet për herë të parë në Fjalorët enciklopedik evropian.

Atu thuhet se “Lusnia” ka 200 shtëpi dhe është e banuar si nga myslimanët dhe të krishterët. Pra në vetëm një shekull kemi një trefishim të popullsisë e cila mund të shkonte afërsisht në 1800 banorë. “Qyteza” kishte rrugë me kalldrëm, një kishë, një xhami, një teqe, dhe dy puse uji për nevojat e vendasve. Numëronte katër varreza të vogla “publike” të vendosur anës kodrave. Në vitin 1848 në Lushnjë erdhi poeti dhe piktori i njohur Edwart Lear i cili qëndroi këtu për disa orë, për t’u nisur përsëri drejt Beratit. Ai e përshkruan Lushnjën (Lusnia) si një fshat të pajisur me hane për udhëtarët. Në vitin 1860 në Lushnjë u hap shkolla e parë, ku përveç mësimit të gjuhës greke, mësohej shqip në mënyrë të fshehtë. Shkolla në fjale ka qenë ngrihej afër kishës Shën e Premte. Mësuesit e parë ishin Ndin dhe Gori Ziu, babë e bir, nga Gorreja. Po në vitet 1860-1870 në Lushnje u hap dhe shkolla Mejtepe (shkolle fillore fetare osmane), ndërsa në Karbunare ishte e hapur një tjetër shkollë mejtepe pak vite më parë se ajo e Lushnjës.