Manastiri i Ardenicës

Manastiri i Ardenicës ngrihet mbi një kodrinë që dominon fshatin Kolonjë të Myzeqesë. Mbi portën e hyrjes është data 1 maj 1477, që mendohet të jetë data e ndërtimit. Kisha e manastirit i është kushtuar “Lindjes së Shën Marisë” dhe kremton më 8 shtator. Ardenicë ka kuptimin burim uji, ndërsa Theofan Popa në librin “Mbishkrime të kishave të Shqipërisë’’ thekson se fjala Ardenicë vjen nga greqishtja, që do të thotë “freksuese”. Shën Mëria me lutjet e saj i freskon besnikët nga zjarri i mëkateve. Manastiri rrethohet nga mure guri të lartë. Hyrja për në manastir është nga ana lindore nëpërmjet një porte me qemerë. Oborri është i shtruar me kalldrëm. Hajatet janë dykatëshe dhe shërbejnë si qeli për murgjit. Kati përdhes përdorej si hambar për bereqetin. Në mjediset e manastirit gjendet një mulli për prodhimin e vajit të ullirit. Manastiri i ka fillimet veta në shekullin X me kishëzën e “Shën Triadhës”, e cila ka përmasa të brendshme 5.15×3.06 metra.

Manastiri i Ardenicës ka disa faza ndërtimi. Formën si manastir e ka marrë në shekujt XIII-XIV, në kohën e Despotatit të Epirit. Kisha e “Lindjes së Hyjlindëses” mendohet t’i ketë fillimet e saj në shekujt XV-XVI. Nektar Tërpo Voskopojari ka nënshkruar në një gravurë në manastirin e Ardenicës. Në të është shkruar një lutje e shkurtër drejtuar Hyjlindëses në katër gjuhë, greqisht, latinisht, arumanisht dhe shqip. Gravura ka këtë tekst në shqip të shkruar me alfabetin grek: Ανασσα Μητρο Παρθενε / βοηθησον τοις δουλοις σου. Regina mater et Virgo auxilia / re Servis touis. / α ψ λ α (=1731). / ο Ιερομόναχος Νεκτάριος. “Virgjin Mamë e perëndis uro prë ne fajtorët”. 1731 Nektar Jeromonaku”. Në gravurë paraqitet Shën Mëria me Krishtin e vogël ndër duar. Ajo daton në vitin 1731 dhe poshtë saj është nënshkrimi i hieromonak Nektarit. Në atë kohë Nektar Tërpo Voskopojari ishte igumeni i manastirit të Ardenicës. Gjithashtu mendohet që në fund të shekullit XVII manastiri të jetë shkatërruar. 

Forma e sotme e tij i përket një rindërtimi të shekullit XVIII. Në këtë shekull janë rindërtuar kisha e “Lindjes së Hyjlindëses”, kishëza e “Shën Triadhës”, si edhe pjesë të tjera të manastirit. Këtë e vërteton mbishkrimi që gjendet në një pllakë guri mbi faqen e jashtme të murit jugor të kishës së “Shën Triadhës”: + Α Ψ Ο Η (=1778) ΜΑΙΟΥ Α. Ανεκαινήσθησαν εκ βάθ / ρων τά γύρουεν κτήρια επί / αρχ(ιερατείας) (τ)ού Β(ε)λ(ε)γ(ράδων) Ιωάσαφ και η / γ(ου)μ(ένου) Κλ(ή)μ(εντος) καί μανασσή / Ιερ(ο)μοναχου τε Μωυση ιεροθ(εου), / Ιακώβ(ου) Θεοδοσίου, Δανιήλ, Θεο / κ΄λτου, Διονυσί(ου), Ιωαννικίου μονα / χου δε Κυρίλλου καί Αθανασίου δ / ιακόνου ων μνησθητι / Κ(ύρι)ε έν τη βασειλεια σου. “1778 maj 1. U përtërinë prej themeli godinat përqark në kohën kur ishte peshkop i Beratit Joasafi dhe në kohën e igumenëve K.L.M. dhe Manasiut, Jerotheut, Jakovit, Theodhosit, Danielit, Theoklitit, Dionisit, Joanikit dhe murgut Kirillit dhe dhiakon Anastasit, kujtoji o zot në mbretërinë tënde”.

Ky mbishkrim na bën me dije se manastiri është rindërtuar më 1 maj të vitit 1778. Gjithashtu në murin jugor të kishës së “Shën Triadhës” gjendet një mbishkrim tjetër: Διεκαιωίσθησαν εκ βάθρ(ων) τά γύροθεν κτήρια επί αρχιερατεύοντος Β(ε)λ(ε)γ(ράδων) Κ(υρίου) Βασιλείου επις(τα)τεύοντος οικ(ο)ν(ο)μου. Χρήστο Λέσι, συμβούλον τέ Σπύρο Γίνη, Ιακόβου Βόσδου, Νικολάου Γέργι ιερέος δε Μάρκου. Υπό τών εκ Δίβρα μαστότων Σαλή καί Σα…. Πραμτ. Γριγόρι Ζή. “U rindërtua prej themeli godinat përreth, në kohën e peshkopatit të Beratit zotit Vasilit në kohën e kujdestarisë të ekonom Kristo Leshit, të këshilltarëve Spiro Gjinit, Jakov Bozdos, Nikollë Gjergjit dhe prift Markut, prej mjeshtërve nga Dibra Sali dhe Sa…Pramt. Grigor Ziu”.

Ndër administratorët e manastirit përmendet Luc Bozdo, i cili ka meremetuar qelitë e dhomat e djegura. Në një rasë guri të shkruar në greqishten bizantine thuhet se më 1905 Ikonom Kristo Leshi ka ndërtuar godinat rreth manastirit.

Në vitin 1913 në manastirin e Ardenicës u hap shkolla e parë shqipe me mësues atdhetar Ikonom Kozma Dhima. Për pak kohë në vitet ‘ 20 ka shërbyer si internat-kovikt. Në kohën kur ishte kujdestar Llaz Bozo, më 1925 është ndërtuar kambaneria. Në mungesë të burimeve ujore manastiri përdorte stera për mbledhjen e ujit të shiut. Janë katër të tilla, nga të cilat mund të përmendim sterën pus, atë jugore që ndodhet ngjitur me kishën e madhe, sterën ngjitur me kishën e vogël, etj. Manastiri “Lindja e Shën Marisë” në Ardenicë zë një sipërfaqe prej 2500 metra katrorë dhe ka pasur në pronësi: 1-toka bujqësore 1900 dynymë, 2-kullota 1504 dynymë, 3-korije 397 dynymë, 4-livadhe 576 dynymë, 5-pyje rreth manastirit 20 dynymë, 6-drurë frutorë 3 dynymë, 7-rrënjë ullinj 1050 copë etj. Në muajin shkurt të vitit 1754 është ndërtuar hajati i kishës. Kjo vërtetohet me anën e një mbishkrimi të gdhendur në gur mbi harkun e parë të kolonës së hajatit perëndimor të kishës.

Prej tre vitesh është rikthyer tashmë si festë lokale “Kurorëzimi i Gjergj Kastriot -Skënderbeut me Donika Arianitin.